Site icon Telegrafi

Banorët e Haraçinës protestuan përsëri kundër EVN-së (Video)

Edhe sot Haraçinasit bllokuan qarkoren e Shkupit për të shprehur pakënaqësinë në formë të protestës kundër EVN-së. Ata u shprehën kundër faturave të larta të energjisë elektrike dhe thanë se EVN po ua dërgon faturat në mënyrë paushalle dhe se po u merr më shumë para se sa harxhojnë energji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga EVN në lidhje me këtë problem para disa ditëve theksuan për TV21 se çmimi i energjisë elektrike nuk është në kompetencë të tyre dhe se konsumi matet dhe lexohet me precizitet te çdo konsumator dhe se secili merr faturë në lartësi të harxhimit./Telegrafi/

Exit mobile version