Në shenjë pakënaqësie ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes, banorët e fshatit Hade do të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës.
Protestës do t’i bashkohet edhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), që si organizatë ka mbështetur fuqishëm të drejtat e këtyre banorëve.
Protesta do të fillojë në ora 11:00. /Telegrafi/