Site icon Telegrafi

Banorët e Hades nesër protestojnë para MMPH-së

Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare, organizojnë nesër protestën si reagim i banorëve të Hades ndaj rrënimit të disa themeleve të shtëpive për të cilat Inspektorati i MMPH-së ka vlerësuar se janë ndërtuar pa leje.

Protesta do të mbahet para Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, duke filluar nga ora 13:00.

“Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare organizojnë protestën si reagim i banorëve të Hades, familjet e të cilëve për vite me radhe, që nga 2004-ta kur ka filluar zhvendosja e dhunshme, ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të tyre, kushtet më të rënda mjedisore ekonomike, që po rrezikojnë edhe jetët e familjeve të tyre”, thuhet në njoftimin për media.

Në një aksion të përbashkët me Komunën e Obiliqit dhe Policinë e Kosovës, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit rreth një javë më parë shkatërroi disa themele me gjithë revoltën dhe konfrontimin me banorët e këtij fshati. /KP/

Exit mobile version