Site icon Telegrafi

Banorët e Gjorçe Petrovit ankohen nga qentë endacakë, përgjegjësit nuk marrin masa (Foto)

Mbas viktimave të fundit në një fshat të Kërçovës, kanë ardhur edhe ankesat e fundit nga banorët e Gjorçe Petrovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ditëve të fundit ishim dëshmitarë të fëmijës katër vjeçarë i cili u sulmua nga qentë, kurse kjo është fotografi e çdoditëshme në ndërtesën e banesave kolektive në rrugën Shidska 26 në lagjen Gjorçe Petrov. Qentë endacakë qëndrojnë si ‘banorë jolegjitim’ në këtë ndërtesë, këtu jetojnë, flejnë, hanë’, thotë njëra nga banoret e revoltuara nga kjo lagje.

‘Para gjysmë viti u sulmua dhe kafshua njeriu i cili me biçikletën e tij kalonte kah ndërtesa. Në afërsi është edhe kopshti i lojërvae për fëmijë dhe lëvijet e qenve çojnë në rrezik. Pas kësaj çështje kemi marrë në kontakt kompetentët nga Higjiena komunale dhe kemi marrë përgjigje se jemi të ‘mbrojtur’ nga përgjegjësi i ndërtesës’, thonë banorët nga komuna.

‘Me qëllim që të mos përsëriten këto raste të pakëndshme dhe të mbrojmë fëmijët tanë, vendosëm që të njoftojmë atmosferën e ‘bashkëjetesës’ me qentë! Bëjë thirrje për vetëdije më të lartë, sepse qente nuk e kanë vendin këti, nëse dikush dëshiron t’i ruaj, le t’i mbajë në shtëpitë’, thonë qytetarët e revoltuar. /Telegrafi/

Exit mobile version