Site icon Telegrafi

Banorët e fshatit Opterushë në hall nga hajnat (Video)

Foto: Ilustrim

Banorët e fshatit Opterushë të Rahovecit ditë e natë po ruajnë shtëpitë dhe pronat e tyre nga frika se mund të ju vidhen gjërat nga hajnat, sepse familjeve të këtij fshati u ka ndodhur që hajnat tu hyjnë në shtëpi për të vjedhur.

Një banorë i këtij fshati tha se gjithë ditën e gjithë natën po ruajmë sepse pak më parë na lajmëruan se njërit prej fshatarëve ju thy shtëpia nga hajnat.

“Mbrëmë kemi rujt deri në mëngjes se me telefon na lajmëruan që i kanë hy natën në shtëpi hajnat ‘Avdi Krasniqit’ një fshatarit tonë”, tha një banorë i këtij fshati.

Viktimë e hajnave u bë edhe Asllan Mazreku, i cili tha se hajnat i morën gjëra me vlerë rreth dhjetë mijë euro.

“Kanë marrë ari, ora dore, një shumë të parave, dhe gjithçka që kanë gjetur aty brenda”, ka thënë Mazreku, raporton Klan Kosova.

Kryetari i fshatit kërkon vëmendje më të madhe nga policia sepse raste të tilla nuk kanë ndodhur më herët.

“Kërkojmë prej policisë së Kosovës që me ofru siguri që me i pas parasysh këto situata, sepse janë shqetësuar teje mase banorët”, ka thënë kryetari i këtij fshati.

Exit mobile version