Telegrafi

Rruga e dëmtuar nga reshjet e fundit, banorët e fshatit Gadish të Gjilanit mbi një muaj e gjysmë të bllokuar (Video)

Ka një muaj e gjysmë që banorët e fshatit Gadish të Gjilanit janë të bllokuar për shkak të dëmtimit të rrugës.

Banorët shprehen të shqetësuar për shkak të rrugës së bllokuar nga reshjet e fundit.

“Nga kjo rrugë për momentin nuk mundë të kalohet as me këmbë. Më e keqja është se me pas ndonjë të sëmurë, qysh me kalu, është një problem shumë i madh”, shprehet për RTV Dukagjinin, 73 vjecari Avdullah Halili.

Përgjatë ujit të përrockës së fshatit duhet të ecë edhe Shefik Ajvazi që të shkojë tek të mbjellat e tij.

“Duhet me kalu nëpër rekë, për të shkuar te të mbjellat tona. Dy shtëpi janë blloku, të sëmurët duhet në shpinë me i transportu”, shprehet banori Shefik Ajvazi, përcjell Telegrafi.

Por në Komunën e Gjilanit arsyetohen se problemet e qytetarëve po i kuptojnë vetëm nga mediat.

“Ne nuk kemi pas fare informatë që ajo rrugë është e bllokuar. Ne pas kësaj interviste do të dalim dhe do të shohim se si duhet vepruar”, ka thënë Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit.

Fshati Gadish ka mbi 40 shtëpi ndërsa rruga me zhavor nuk ka shumë kohë që u është shtruar./Telegrafi/

Banorët e fshatit Gadish të Gjilanit, mbi një muaj e gjysmë të bllokuar nga reshjet

Banorët e fshatit Gadish të Gjilanit, mbi një muaj e gjysmë të bllokuar nga reshjet

Publiée par RTV Dukagjini sur mardi 19 juin 2018