Një banor i lagjes “Bregu i Diellit” është gjobitur nga inspektorët e komunës, për shkak se e ka dëmtuar gjelbërimin.
Ai është fotografuar nga banorët e tjerë të kësaj lagjeje, të cilët më pas e kanë raportuar rastin.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Komunës së Prishtinës në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Në Bregun e Diellit, banorët e lagjes kanë fotografuar fqiun e tyre duke e dëmtuar gjelbërimin. Kjo ka bërë që inspektorët kujdestarë ta identifikojnë lehtë keqbërësin, dhe ta gjobisin atë për dëmin e shkaktuar”, ka shkruar faqja e komunës.
Tutje aty thuhet se qytetaria aktive, është presioni i duhur për qeverisje të mirë.
“Qytetaria aktive është presioni i duhur për qeverisje të mirë. Bashkë, do ta ruajmë e zhvillojmë Kryeqytetin!”, përfundon postimi. /Telegrafi/