Telegrafi

Banorët e Ferrasit në dorë të Zotit, të vetëm përballë përmbytjeve (Video)

Qyteti i Fierit është njëra nga zonat më të rrezikuara pas përmbytjeve, problemet më të mëdha deri më tani i ka shkaktuar dalja nga shtrati e lumit “Vjosa”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga momentet dramatike kur tre personat në mes të ujit luten për ndihmë.

Njëri prej tyre dëgjohet teksa thotë se kanë mbetur në mes të lumit.

Ai bërtet në telefon, që bashkëbiseduesi ta dëgjojë.

“Aman ore, të keqen. Jemi në mes të ujit me makinë, na mori lumi”, thotë qytetari ndërsa lutet për ndihmë.

“Sot në Ferras njerëz të përmbytur dhe braktisur! Shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.