Site icon Telegrafi

Banorët e Dibrës ende kanë probleme me ujin për pije (Video)

Në Dibër ndodh që gjatë ditës të mos ketë ujë me orë të tëra. Ky problem është më prezent gjatë verës, kur qyteti mbushet me mërgimtarë, numri i të cilëve arrin deri në 6 mijë.

Autoritetet lokale thotë se ky problem shkaktohet më së shumti për shkak të keqpërdorimin e ujit, njofton Alsat-M.

Sipas analizave uji i Dibrës është shumë cilësor, por banorët thonë se nuk mund ta shfrytëzojnë sa duhet për shkak të problemeve të shumta si në rrjetin e ujësjellësit ashtu edhe për shkak të shpenzimit në mënyrë të pakontrolluar./Telegrafi/

Exit mobile version