Qyteti i vogël Demir Kapija, i cili njihet për grykat dhe turizmin veror, kohëve të fundit është bërë vend i njohur edhe për humanitetin dhe unitetin mes banorëve.
Tanimë disa muaj banorët e Demir Kapisë aktivisht janë kyçur në aksion, me qëllim që të ndërtojnë shtëpi për një familje 11 anëtarëshe nga fshati Bistrenci, e cila gjendet në vështirësi materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prindërit dhe nëntë fëmijët e tyre, prej të cilëve pesë janë të mitur, për një kohë të shkurtë në vend të shtëpisë së vjetër do të bëhen me shtëpi të re, dhoma të reja dhe kushte më të mira për jetesë.
Aksioni për ndërtimin e shtëpisë e ka filluar Bllagoja Vellkovski (67), me prejardhje nga Demir Kapia, i cili për 24 vite jeton në Kanada, ku punon si asistent personal i personave me nevoja të veçanta, ndërsa ka edhe biznesin e tij privat.
Para disa javëve kjo familje ka pasur edhe një problem tjetër, kur 14-vjeçarja u sëmurë. Ajo nuk e ka ditur se çfarë ka pasur, ndërsa gjendja vazhdimisht i është përkeqësuar. Me ndihmën e qytetarëve human, por edhe të komunës ajo është dërguar në klinikat e Shkupit dhe i është shpëtuar jeta.
Të gjithë ata që janë të interesuar mund të ndihmojnë këtë familje duke dhuruar, materiale ndërtimore, veshje dhe gjëra tjera. Më tej do të hapet edhe xhirollogari për donacione./Telegrafi/