Site icon Telegrafi

Banorët e Debarcës sot protestuan kundër ndërtimit të deponisë qendrore (Video)

Banorët Debarcës sot kanë protestuar kundër ndërtimit të njoftuar të deponisë rajonale të mbetjeve të ngurta në fshatin Godivje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shenjë mbështetje, gjatë ditës kanë ardhur edhe njerëz nga zonat përreth të cilët janë me origjinë nga kjo komunë. Ata ngritën zërin e tyre dhe thanë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Sonte do të themelohet edhe Bordi inicues, ku do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren.

Kryetari Trajkovski theksoi se Deberca është gjenerator i vogël i mbeturinave dhe është e papranueshme edhe nga aspekti ekonomik, as mjedisor që të jetë vend për ndërtimin e deponisë qendrore.

Përndryshe, të martën është planifikuar seancë e këshillit të komunës së Debarcës që do të vendosë nëse në referendum do të votohet për ndërtimin e deponisë në fshatin Godivje. /Telegrafi/

Exit mobile version