Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Dardania,” në Prishtinë, gjegjësisht rruga “Robert Doll” se që nga ora 10.00 e mëngjesit të ditës së sotme iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm dhe do të zgjasë deri sot në orën 19.00.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën e lartëcekur, është realizimi i kyçjeve shtëpiake në linjën e re.
Gypi i ujësjellësit në atë rrugë ka qenë i vjetër mbi 50 vjet dhe është zëvendësuar me gyp të ri. /Telegrafi/