Telegrafi

Banorët e Beratit shpëtojnë kalin që ra në gropë (Video)

Në Berat i duan shumë kafshët. Këtë e tregon kjo video ku fëmijë, burra, gra e policë, të gjithë së bashku janë bashkuar për të gjetur një mënyrë për të shpëtuar kalin që kishte rënë në një gropë.

Pas disa minutave përpjekje, banorët kanë arritur ta nxjerrin kalin nga gropa, shihet në videon e publikuar nga “Jeto Osh Qejf”.

Ata i lidhën një litar dhe e tërhoqën duke u përpjekur që të mos e lëndonin.

https://www.youtube.com/watch?v=XeigE1nZF4Q