Telegrafi

Banorët e Beogradit në panik, pretendojnë se çdo natë në ora tre po dëgjojnë një tingull të pashpjegueshëm 

Banorët e kryeqyteti serb – Beogradit, janë të shqetësuar për shkak të një tingulli që po i zgjon çdo ditë në ora tre, shkruajnë mediat serbe.

Qytetarët e Serbisë që jetojnë në lagjet Baraburma dhe Zvezdara e deri në Grocke, pretendojnë se tash e disa net me radhë po i shqetëson një tingull i pashpjegueshëm, transmeton Telegrafi.

“Është e pabesueshme, ky tingull nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër”, thonë banorët e lagjeve të lartcekura të Beogradit.

Lexo po ashtu Tingulli misterioz që po dëgjohet çdo natë në Beograd, deklarohen zyrtarët kompetentë në Serbi

“Saktësisht në ora tre të mëngjesit dëgjojmë këtë zhurmë. Sikur dikush dhjetë herë me radhë i bie gongut, është jashtëzakonisht tingull i fortë. Të gjithë vrapojmë nëpër dritare dhe tarraca, por nuk kemi ndonjë shpjegim se çfarë po ndodhë”, kanë shtuar ata.

Banorët e Beogradit janë të shqetësuar dhe frikësuar, duke pritur se a do të ndodhë edhe nesër. /Telegrafi/