Site icon Telegrafi

Banorët dhe qindra turistë bllokohen nga bora e madhe në alpet zvicerane

Më shumë se 2 mijë njerëz kanë mbetur të bllokuar të hënën në alpet zvicerane, pas reshjeve të mëdha të borës që bllokuan rrugët dhe lidhjet hekurudhore në gjithë rajonin.

Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar mundësinë për ortek duke bërë thirrje për kujdes të shtuar, pasi rreziku është i madh.

Qeverisja lokale e vendit të quajtur Disentis, ka bërë të ditur se banorët vendas, poashtu edhe disa qindra turistë kanë mbetur të bllokuar, dhe aktualisht nuk kanë asnjë mënyrë për të lëvizur për shkak të mbylljes së rrugëve dhe linjave të trenit, raportojnë mediat zvicerane.

Situata përshkruhet si stabile, por problematike. Shërbimi nacional i motit, MeteoSwiss, ka bërë të ditur se disa pjesë të alpeve kanë parë borë prej 60-90 centimetrash. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version