Telegrafi

Banorët alarmohen nga uji i lumit që u bë tërësisht i gjelbër (Video)

Lumi Valira që rrjedh në kufi të Andorës dhe Katalonisë, papritmas ka marrë ngjyrë të gjelbër.

Nuk dihet se si uji ka marrë këtë nuancë fluoreshente, ndërsa ka ngjallur rrezik se mund të jetë masë helmuese, transmeton Telegrafi.

Filmimi që e tregon fenomenin, ka alarmuar banorët të cilët kanë frikë për shëndetin e tyre dhe kafshëve që i kanë në pronësi.

Mirëpo, njohës të aktiviteteve natyrore, e kanë hequr mundësinë e rrezikut, meqë konsiderohet si një proces që mund të ndodhë dhe është pa pasoja.

Qeveritë e të dyja vendeve kanë nisur hetime, se nga çfarë mund të jetë shkaktuar, ndërsa kanë qetësuar banorët se është ndonjë aktivitet i rrezikshëm. /Telegrafi/