Site icon Telegrafi

Banorët akuzojnë Ndërmarrjen Banesore, “si kupolë të krimit” (Video)

Banoret e objektit banesor nr. 39 në Kodër të Diellit në Prishtinë, për çështjen e banesave në të cilat ata thonë se kanë investuar 80 për qind të ndërtimit, iu adresuan kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit, Gjykatës Themelore, kryetarit të Gjykatës së Apelit ,Ministrit të Drejtësisë dhe misionit të EULEXIT me një njoftim.

“Jo vetëm ne, por edhe shumë të tjerë jemi të sfiduar jo ligjërisht nga një grup apo kupolë e krimit dhe korrupsionit nga ndërmarrja Publike Banesore dhe nga Gjykata komunale – Themelore e Prishtinës. Këto dy subjekte, prej pas luftës e deri tani vazhdojnë zanatin e krimeve të rënda e korrupsionit me prona, objekte banesore apo banesa në Komunën e Prishtinës, por jo vetëm. Shumë e shumë qytetarë të diskriminuar në shumë qytete të Kosovës dhe aty ku është shtrirë-enti për urbanizëm i Kosovës”, thuhet në letrën e tyre. /Tribuna Channel/

Exit mobile version