Site icon Telegrafi

Banorë rrugës “Fehmi Agani” të premten 8 orë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani “ në Prishtinë se gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 08 – 16, gjithsej 8 orë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht realizimi i kyçjes së tubit të ri dhe largimi i të vjetrit. Këto punime teknike po realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit. /Telegrafi/

Exit mobile version