Raportet nga Uellsi, Anglia dhe Franca thonë se banorët kanë parë një top gjigant zjarri, që e ndriçoi qiellin në mes të natës.
Megjithëse disa kanë dëgjuar edhe zhurmë, të tjerë thonë se momenti prej tre sekondave është kryer në qetësi të plotë, transmeton Telegrafi.
Ekspertët e kanë klasifikuar këtë fenomen si bolid – që është termi që përdoret për momentin kur meteori ndizet në atmosferë dhe krijon dritë më të fuqishme se Hëna.
“Lëvizte me shpejtësi prej 20 kilometrave në sekondë. Lëvizja e Qendrës Ndërkombëtare të Hapësirës është tetë kilometra në sekondë”, thuhet në një raport të studiuesve. /Telegrafi/
https://youtu.be/i1zI2AKw0iY