Banorë të lagjes “Ortakoll” në Prizren janë ankuar lidhur me gjendjen e një shtylle elektrike në vendbanimin e tyre, e cila është rrëzuar.
Në rrjetet sociale ata kanë bërë të ditur se për këtë shtyllë elektrike kanë tentuar që të kontaktojnë me përgjegjësit qysh ditën e diel, porse të njëjtit kanë qenë të pa qasshëm.
Si alternativë kanë njoftuar Policinë e Kosovës dhe sipas qytetarëve zyrtarë policorë kanë kryer punën brenda kompetencave të tyre, dhe se përkundër kësaj gjendja e shtyllës elektrike nuk është sanuar.
Ndërsa si pasojë e motit të lig gjendja e kësaj shtylle ka degraduar dhe nuk është sanuar deri të mërkurën.