SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.M. (59) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe I.M. (38) nga fshati Vaksincë për shkak të dyshimit për vepër penale “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rrejshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I akuzuari i parë, i punësuar në shkollën e mesme “Goce Stojçevski” – Tetovë si sociolog i shkollës, në rolin e profesorit përgjegjës për nxënës të çrregullt, në më shumë raste ka vendosur të dhëna të rreme dhe përmbajtje të pavërtetë në evidencat pedagogjike për I.M. për drejtimin e tekstilit, drejtimi – tjerrës, të regjistruar në shkollën e mesme “Goce Stojçevski”- Tetovë.
I.M. edhe krahas asaj që ka ditur se dëftesat dhe diploma për provim të maturës që janë dhënë në vitin 2002 janë të rrejshme dhe me përmbajtje të pavërtetë, i ka përdorur si të vërteta dhe si dëshmi gjatë evidentimit në noter nga Kumanova.
Më pas ato dokumente i ka përdorur gjatë fillimit të marrëdhënies së punë me kontratë në vepër në një konkurs pune të MPB-së, për vend pune polic në SPB Kumanovë, duke filluar nga 5.5.2003. Por këto dokumente i ka përdorur edhe gjatë të gjitha zhvendosjeve tjera në stacione policore, për çka nga MPB e Maqedonsië nga data 5.5.2003 deri në shtator të këtij viti ka pranuar 173 bruto paga mujore, në vlerën e të cilave e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonsië./Telegrafi/