I kanë mbetur edhe katër muaj mandat në krye të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pas dhjetë vjetësh që udhëhoqi këtë organizatë.
Raporti për Kosovën i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, që flet për periudhën 16 prill deri më 15 korrik të këtij viti, rëndësi të veçantë u ka kushtuar bisedimeve mes Kosovës dhe Serbinë, ku është kritikuar moszbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Për këtë pjesë të raportit ka dhënë sqarime ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sipas së cilës Bani për këtë çështje është i painformuar. /Tribuna Channel/