Risi: Deponim për palët e tjera & deponim në llogarinë e kursimit
Banka ProCredit njofton se ka avancuar tutje shërbimet të cilat ofrohen përmes bankomatit , tani klientët mund të deponojnë para në llogaritë tjera dhe llogari të kursimit brenda bankës ProCredit në Kosovë në valutën Euro.
Deponim në llogari tjera
Klientët të cilët dëshirojnë të deponojnë në llogari të palëve tjera brenda ProCredit Kosovë duhet ta dinënumrine llogarisë bankare të përfituesit të mjeteve si dhe emrin e mbajtësit të llogarisë. Numri i llogarisë duhet të fillojë më kodin 11 shifror dhe në total ka 16 numra.
Deponim në llogari të kursimeve
Njashtu, tani klientët mund të deponojnë direkt në llogari të tyre të kursimeve përmes bankomatitvetëm në valutën Euro. E tëra që klientët duhet të bëjnë është të zgjedhin opsionin në bankomat “deponim në llogari të kursimeve” ndërsa pjesa tjetër e transaksionit është e njëjtë sikur deponimet në llogari rrjedhëse.
Për të përfituar nga këto funksionalitet të reja, klientët mund të shërbehen nëZonën 24/7 apo në bankomatet tjera që ofrojnë mundësinë për deponim.
Ndiqni videon udhëzuese për të parë hap pas hapi si të deponi parat në llogari të tjera si dhe në llogari të kursimeve /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8Y7gxJowUbo