Mjedisi shoqëror dhe ai ekonomik, në mënyrë globale, është duke kaluar nëpër një situatë gjithnjë e më sfiduese me pandeminë COVID-19. Efektet e pandemisë po godasin jo vetëm Kosovën, por tërë botën, duke pasur një ndikim të madh në jetën e përditshme shoqërore dhe ekonomike. Durimi në kohëra të tilla, të kuptuarit e rëndësisë së bashkëpunimit dhe kontributit të ndërsjellë për tejkalimin e vështirësive, bëhen gjithnjë e më thelbësore.
Duke marrë parasysh rrethanat, misioni i BKT Kosova mbetet përqendrimi në ofrimin e mundësive bankare për të gjithë njerëzit, duke iu ofruar njëkohësisht edhe qetësi dhe lehtësi në përdorimin e këtyre mundësive. Bankimi duhet të jetë lehtësisht i qasshëm, ndaj BKT Kosova synon të jetë sa më afër klientëve të saj, të bëjë bankimin më të arritshëm dhe fleksibil në çdo kohë, përmes përdorimit të platformave në internet, që përbëjnë vlerën thelbësore të menaxhimit të marrëdhënieve me klientë, veçanërisht gjatë kohërave si kjo e tanishmja. Kryeshefi Ekzekutiv i BKT Kosova, Suat Bakkal, thotë se “Klientëve të BKT-së u ofrohen kanale bankare në internet, si e-banking dhe mobile banking, si mënyra të sigurta, efikase dhe të përshtatshme të bankimit nga distanca. Të gjithë klientët mund të kryejnë me lehtësi transaksionet e llogarisë së tyre në internet dhe të monitorojnë aktivitetet e llogarisë së tyre, përderisa ne ofrojmë siguri të plotë përgjatë gjithë procesit”.
Duke sqaruar më tej orientimin digjital të bankës, veçanërisht gjatë pandemisë, Z. Bakkal thotë se “Në BKT Kosova ne besojmë se gjëja e duhur për t’u bërë është vendosja e njerëzve në rend të parë, prandaj prioriteti kryesor i bankës është mbrojtja e shëndetit dhe mirëqenia e klientëve dhe punonjësve tanë, ndërsa ne vazhdojmë të jemi një partner i besueshëm gjatë kësaj kohe. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përqendruar në sigurimin e mënyrave më të përshtatshme të qasjes në bankë, për të gjithë klientët që duhet të kontrollojnë financat e tyre, përmes krijimit të mundësisë që ata të kyçen në llogarinë e tyre në çdo kohë, për të bërë transferime, pagesa të faturave dhe monitorimin e transaksioneve. Është e kuptueshme që gjatë kohërave të vështira, njerëzit mund të ndihen të pasigurt dhe kjo është arsyeja pse ne jemi gjithmonë aty për të mbështetur çdo kërkesë të klientëve tanë, qoftë përmes ekspertëve tanë bankarë në qendrën e kontaktit ose thjesht duke vizituar faqen tonë të internetit të pasuruar me informacionin e nevojshëm”.
Kanalet bankare në internet si platformat e-Banking dhe Mobile Banking nuk janë të reja në treg, megjithatë duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, rëndësia dhe domosdoshmëria e tyre u rritën. Sidoqoftë, BKT Kosova shkoi një hap më tej në konceptimin, zhvillimin dhe zbatimin e mundësive të tjera të bankingut përmes internetit, në mënyrë që misioni i bankës për të siguruar mundësi bankare të materializohet më tej, veçanërisht gjatë kohës kur lëvizja e lirë e qytetarëve është e kufizuar. Në këtë kontekst, për herë të parë në industrinë bankare të Kosovës, BKT Kosova prezantoi Kredinë Digjitale përmes Mobile Banking dhe Llogarinë Digjitale, që mund të hapet në internet.
Duke folur për përparimet në bankingun përmes internetit, z. Bakkal thotë: “Ne kemi lansuar Kredinë Digjitale, që është produkti ynë më i ri dhe deri tani i pari në tregun e Kosovës. Ky produkt u ofrohet të gjithë klientëve të BKT-së, të cilët mund të aplikojnë 24/7 përmes aplikimit në Mobile Banking, për kredi personale deri në 5,000 euro, në një proces që përfundon me 4 hapa dhe brenda 5 minutave, me ç’rast klientit i ofrohet menjëherë përgjigja rreth aprovimit apo refuzimit të kredisë”.
Në anën tjetër, lansimi i Llogarisë Digjitale ishte gjithashtu një vendim i domosdoshëm për bankën, duke marrë parasysh pritshmëritë e klientëve dhe situatën e re të krijuar si rezultat i pandemisë. Në këtë kontekst, BKT Kosova ofron një mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe të lehtë për të hapur llogari të re bankare, por më e rëndësishmja është që banka ndërmerr hapa konkretë në ruajtjen e shëndetit publik, përmes ofrimit të një numri të madh të shërbimeve bankare në internet. “Bazuar në qëllimin tonë në mbrojtjen e shëndetit publik, ne kemi lansuar një tjetër platformë bankare në internet, që shërben në hapjen e llogarisë rrjedhëse tërësisht nga distanca. Si e tillë, ne jemi banka e parë në treg që ofrojmë këtë mundësi dhe kënaqësia dhe reagimi që po marrim nga klientët, janë duke na siguruar në marrjen e vendimeve të tjera të ngjashme”, thotë z. Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv i BKT Kosova.
Individëve iu mundësohet të hapin llogaritë e tyre rrjedhëse duke aplikuar në internet dhe me vetëm një klikim, pa pasur nevojë të vizitojnë degët. Sapo klientët të aplikojnë, atyre iu ofrohen të gjitha informacionet e detajuara në lidhje me llogarinë e tyre, përmes postës elektronike, dhe kjo i ndihmon ata të kursejnë kohë, të jenë më efikas dhe të mund të përdorin shërbimin bankar nga distanca dhe në çdo kohë. Pas përfundimit të pandemisë, e gjitha çfarë klientët duhet të bëjnë, është të nënshkruajnë kontratën, për të cilën nevojiten vetëm disa sekonda për t’u përfunduar, në degën që ata kanë zgjedhur gjatë aplikimit në internet.
Për të plotësuar më shumë këto shërbime të reja bankare, të përshtatura për t’iu përgjigjur situatës aktuale, Z. Bakkal shpjegon se “Të njëjtëve klientë që kanë aplikuar në internet, do t’ju jepet mundësia të bëjnë kërkesë për një llogari të depozitave me afat të quajtur Depozita Avans. Kjo depozitë ofrohet për 6 muaj maturim, me një normë interesi atraktive, e cila kreditohet menjëherë në llogarinë rrjedhëse të klientit, që do të thotë se klienti shpërblehet paraprakisht me interesin, përderisa principali i shumës së depozituar do të mbetet i paprekur deri në maturimin e kontratës.
Ky produkt u është ofruar klientëve tanë për dy vite tashmë dhe reagimet e atyre që pranuan produktin, ishin shumë pozitive. Duke marrë parasysh situatën e tanishme, kur klientë të ndryshëm janë të prirur të shpenzojnë më shumë nga kursimet e tyre, ky produkt del në pah, pasi klientëve u jepet mundësia të hapin një depozitë me afat, e cila në njërën anë i ndihmon ata të kursejnë mjete për të ardhmen, ndërsa në anën tjetër, banka jep të drejtën e pranimit të interesit në fillim, e që vihet në dispozicion për t’u shpenzuar. Në fund të maturimit, shuma fillestare e ruajtur do të jetë e paprekur dhe e gatshme për një kontratë tjetër të depozitës.
Një shërbim tjetër që është zhvilluar si përgjigje ndaj trendit të digjitalizimit të bankës dhe preferencës së klientëve që të kryejnë shërbimet bankare menjëherë, është sistemi IVR për shërbimin ndaj klientit. Z. Bakkal shpjegon se “që nga jave e dytë e muajit Maj 2020, banka jonë fillon me shërbimin më të ri në kanalin tonë digjital dhe shërbimin ndaj klientit, sistemin IVR të kombinuar me Telephone Banking. Sistemi IVR ose Teknologjia Interaktive e Përgjigjes përmes Zërit, është krijuar për të gjithë klientët individualë të BKT-së, të cilët dëshirojnë të marrin informacione të menjëhershme dhe 24/7 përmes telefonit, në lidhje me llogaritë e tyre dhe kartat e kreditit nga BKT, pa qenë e nevojshme të bisedojnë me një agjent.
Në anën tjetër, Telephone Banking si shërbimi më i ri i këtij lloji në tregun bankar të Kosovës, është krijuar për të gjithë klientët individualë të BKT-së, të cilët nuk mund ose nuk preferojnë të vizitojnë një degë apo përkohësisht nuk kanë qasje në kanalet e bankingut përmes internetit, por që në të njëjtën kohë kanë nevojë të kryejnë transaksionet e tyre bankare. Në këtë kontekst, Telephone Banking u lejon klientëve të transferojnë para, të paguajnë fatura, të paguajnë karta dhe shumë shërbime të tjera të cilat ofrohen në mënyrë të ngjashme në Mobile Banking”. BKT Kosova ka punuar për ta bërë bankimin në internet sa më të sofistikuar dhe koherent, pasi banka beson se thjeshtësia dhe konsistenca e proceseve do t’i bëjë klientët të kënaqur me përvojën e tyre bankare.
BKT Kosova hapi degën e parë në Kosovë në Nëntor 2007, duke sjellë në tregun e Kosovës përvojën e saj tradicionale bankare, njohurinë dhe ekspertizën e trashëgimisë mbi 90-vjeçare. Që nga ai moment, BKT vazhdoi të rritet, ndryshojë dhe përshtatet me zhvillimet e reja në çdo fushë. Prandaj, BKT Kosova, vazhdimisht adapton zhvillimet më të fundit teknologjike në botën financiare, duke investuar në trendet më të fundit. Misioni i BKT-së është të kontribuojë në ngritjen e standardeve të jetesës, përmes shfrytëzimit të talenteve dhe energjive për të ofruar zgjidhje që i shtojnë vlerë jetës së njerëzve, duke u siguruar njerëzve qetësi, komoditet dhe mundësi në sektorin bankar.