Bankina e Interit është kthyer në një vend të dështimeve të trajnerëve prej se aty ishte Jose Mourinho që fitoi tripletën në sezonin 2009-2010.
Frank de Boer u largua vetëm pas 84 ditëve me 14 ndeshje të zhvilluara në Giuseppe Meazza.
Prej shtatë vitesh nëntë trajner janë larguar.
Edhe Raffa Benitez që fitoi Superkupën dhe botërorin për klube u largua pas vetëm 25 ndeshjes.
I suksesshëm ishte edhe Leonardo që fitoi Kupën, por edhe atij iu tregua dera pas 32 ndeshjes.
Trajneri më jetë gjatë ‘post Mourinho’ është Roberto Mancini, me 77 ndeshje.
Aktualisht trajner është emëruar Stefano Vecchi, që më parë ishte trajner në shkollë të futbollit./ Telegrafi/