Site icon Telegrafi

Bankina e Anglisë, një ‘minë’ e kurdisur dhe histori skandalesh (Foto)

Pictured is England manager Sam Alllerdyce leaving his home (before dawn) in Bolton this morning (27th Sep '16) amid his newspaper sting allegations.

Një histori e gjatë skandalesh. Stoli i Anglisë është një ‘minë’ me sahat për këdo që merr guximin të drejtojë Kombëtaren e ‘Tre Luanëve’.

Ndoshta një mallkim, por gjithashtu edhe një post prestigjoz dhe intrigues për një njeri që dëshiron të zbulojë horizonte të reja sportive. Largimi i Allardyce pas skandalit të ditëve të fundit është i fundit në radhën e gjatë të problematikë që ka shfaqur stoli i Anglisë në të shkuarën.

Që prej vitit 1990 kur Sir Bobby Robson u largua, Tre Luanët janë drejtuar nga 9 trajnerë, të cilët në një mënyrë apo në një tjetër, kanë hasur përherë pengesa të mëdha ose në rastin më të keq, i kanë kërkuar vetë telashet.

Lexo po ashtu Një italian për trajner të Anglisë

Në vitin 1999, Glenn Hoddle i cili ndodhej prej tre vitesh në krye të bankinës, u shkarkua nga Federata për shkak të një interviste të shumëdiskutuar në “Sportsweek”.

Hoddle kishte bërë komente për fenë

Ironike po të mendosh se intervista e tij nuk kishte asnjë lidhje me futbollin, por me çështjet fetare pasi në këndvështrimin e ish lojtarit të Tottenham, Zoti nuk ekziston.

Lexo po ashtu Anglia pranon dorëheqjen e Allardyce, gjendet zëvendësuesi

Sven Goran Eriksson u përfshi në dy debate publike edhe pse mund të konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm të Anglisë në tre dekadat e fundit. E kualifikoi skuadrën deri në çerekfinalet e Botërorit 2002 dhe 2006, por historia rozë me sekretaren e federatës, Faria Alam ia uli ndjeshëm kuotat, transmeton supersport.

Eriksson kishte skandal seksual

Skandali seksual plasi në vitin 2004, por pavarësisht kësaj Eriksson arriti ta ruante vendin e punës. 18 muaj më pas ai i mbijetoi edhe një incidenti tjetër pasi u përgjua duke deklaruar se ishte gati të largohej nga stoli i Anglisë për një pagë më të lartë. Gjithsesi, largimi i tij erdhi pas Kupës së Botës 2006.

Lexo po ashtu Allardyce jep dorëheqje nga Anglia

Një tjetër moment krize, Anglia pësoi edhe në vitin 2012 kur John Terryt iu hoq shiriti i kapitenit nga Fabio Capello. Lojtari i Chelseat u akuzua për fraza raciste ndaj Anton Ferdinand dhe ky ishte një moment delikat edhe për trajnerin italian që duhej të menaxhonte një skuadër aspak komode.

Capello i hoqi shiritin e kapitenit Terryt

Ky telash e komplikoi situatën për Capellon që kishte arritur të ruante postin pas Botërorit 2010 ku nuk la një shije të mirë. Terry u shpall fajtor për frazat raciste ndërsa në po të njëjtin vit, Capello u largua nga stoli i Anglisë.

Lexo po ashtu Tronditet futbolli anglez, trajneri i Kombëtares filmohet duke u korruptuar për 400 mijë funte! (Video)

Roy Hodgson? Ndoshta një nga të paktët që i ka shpëtuar stuhisë së skandaleve. Plaku i urtë arriti të menaxhonte me kujdes dhomën e zhveshjes, edhe pse u kritikua ashpër për dështimin e turpshëm në Euro 2016 ku Anglia u eliminua nga Islanda. Ndoshta një nga disfatat më të rënda dhe të turpshme të historisë së futbollit ishullor.

Trajnerët që kanë udhëhequr Anglinë

Exit mobile version