Site icon Telegrafi

Bankierja e bindi hajnin se më mirë është të marrë kredi

Mark Smith (59 vjeç) u përpoq ta plaçkitë bankën në Watsonville, pasi siç tha ai i duheshin 2000 dollarë për ta ndihmuar një shok që ta paguajë kredinë.

Por menaxherja gjakftohtë arriti ta bindë që të ulej afër saj dhe e këshilloi që më me mend do të ishte për të që të marrë kredi shumën e kërkuar të parave. Në vend se të kërkojë dokumentet për ngritjen e kreditit, bankierja thirri policinë, ndërsa plaçkitësin e mbajti të zënë derisa arriti policia. “Personeli shumë shpejtë mendoi dhe e mbajti burrin të zënë dhe të qetë për t’ia tërhequr vëmendjen derisa ne nuk arritëm”, tha komandanti i policisë Darren Thompson.

Smith nuk kishte bombë në qante dhe në tërë këtë tollovi nuk u lëndua askush. Megjithatë kundër tij u ngrit akuza për tentim vjedhje, si dhe për kërcënim dhe lajmërim të rrejshëm për bombë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version