Telegrafi

Bankieri kërkoi para nga llogaria e Putinit, përgjigjja e presidentit rus i bëri të qeshin të gjithë në sallë (Video)

Bankieri rus dhe kryetari i Bankës VTB, Andrej Kostin, i ka kërkuar Vladimir Putinit 104,000 rubla nga llogaria e tij personale për të mbjellë 1040 pemë në rajonin Irkutsk të Siberisë në emër të presidentit të Rusisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai i tha atij se çdo pemë kushton 100 rubla, prandaj duhet të paguajë aq shumë.

Dhe siç mund të shihet, shprehja e fytyrës së Vladimir Putinit në atë moment tregon se presidenti nuk e priste këtë.

“Për këtë ju duhem. Natyrisht, unë nuk kundërshtoj”, thotë Putin, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit filluan të qeshin.

Kur Kostini mbaroi fjalimin e tij, ai u ngrit, duke shkuar drejt Putinit.

“Po vjen për paratë. Njerëz të frikshëm këta bankierët”, ka thënë tutje me shaka Putini. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=46&v=L5kL_dpYGOg