Telegrafi

Bankierët në Maqedoni sot shënojnë Ditën Botërore të Kursimit

Shoqata bankare pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë sot do të mbajë seancë solemne me rastin e 31 Tetorit – Ditës Botërore të Kursimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëpunësve më të mirë në banka dhe shtëpitë e kursimeve do t’u ndahen mirënjohje për rezultatet e arritura në kryerjen e aktiviteteve të punës.

Në seancë është paralajmëruar fjalim i kryetarit të Shoqatës së bankarëve pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, Kosta Mitrovski, ministrit të Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorit të Bankës Popullore, Dimitar Bogov./Telegrafi/