Telegrafi

Bankierët kundër reformave të Obamës

Zoti Obama tha se ishte gati për luftë, nëse bankat e donion një të tillë. Ai i akuzoi ato se kishin ndezur krizën më të rëndë ekonomike që prej Depresionit të Madh. Ai tha se ata kishin qënë fajtorë për papërgjegjshmëri të tepruar.

 Por Tryeza e rrumbullakët e Shërbimeve Financiare, që përfaqëson institucione të mëdha financiare tha se presidenti ishte duke u përpjekur për ta kthyer Amerikën në vitet 30.

Të tjerë përfaqësues të bankave thonë se propozimet e zotit Obama do të kufizojnë kredidhënien, do të rrisin rrisqet dhe do të bëjnë shumë pak për të mbrojtjen e konsumatorëve.

Presidenti Obama ia atribuon humbjen këtë javë të atij që duhet të kishte qënë një vend i sigurt i demokratëve në Senat, pakënaqësisë së votuesve në shtetin Masaçusets lidhur me gjendjen e ekonomisë.

Ky duket si një ndryshim politik i papritur dhe paksa dramatik, por Shtëpia e Bardhë thotë se ishte vendosur përpara Krishtlindjeve.