Site icon Telegrafi

Bankierët duhet të kërkojnë faljen e Zotit

Bankierët e pafytyrë janë përgjegjës për krizën financiare botërore dhe duhet të kërkojnë faljen e Zotit, ka thënë në Romë një nga kardinalët udhëheqës amerikanë.

"Kriza ekonomike e ka burimin në mosrespektimin e njerëzve të rëndomtë", ka thënë kardinali James Francis Stafford.

Bankierët duhet të marrin përsipër përgjegjësinë morale dhe të kërkojnë faljen e Zotit për këto mëkate të komplikuara, ka thënë Stafford.

Papa Benedikti XVI kohë më parë e ka cilësuar sistemin financiar global si vetjak, shkurtpamës, dhe të pafytyrë.

Exit mobile version