Telegrafi

Bankënotën e rrallë në vlerë të 60 mijë eurove, gruaja misterioze e fal për bamirësi (Foto)

Gruaja nga Irlanda që dëshiron të mbetet anonime, ka vendosur ta falë bankënotën e rrallë prej pesë funteve, e cila sot kap vlerën e 60 mijë eurove.

Kartëmonedhën që e kishte gjetur rastësisht në qytetin Enniskillen, artizania që merret me gdhendjen e metaleve të çmuara, dëshiron ta dhurojë për fëmijët në nevojë, meqë konsideron se ka mjaft para, transmeton Telegrafi.

Kartëmonedha me gdhendjen prej ari

Madje, ajo as që e kishte ditur për vlerën që ka kjo para e veçantë, e cila mund të shihet vetëm në mikroskop.

“Uroj që kurrë mos të tallem me dikë të urtë dhe të zgjuar”, është thënia e shkrimtares Janes Austen, që është e shkruar me arë në njërën anë.

Në treg ndodhen katër monedha të tilla, kurse vetëm tri prej tyre janë gjetur dhe do të dalin në ankand. /Telegrafi/