Site icon Telegrafi

Bankënota ‘satanike’ me numrin serik 666, shitet me çmim 60 mijë herë më të madh se vlera! (Foto)

Qëkur është lansuar bankënota prej pesë funtash në muajin shtator, njerëzit kanë dhënë shuma të mëdha të parave për ta pasur një të tillë. 

Por, së fundmi një shitës ia ka ngritur vlerën , duke e shitur për 300 mijë funte britanike, transmeton Telegrafi.

Ai e ka vendosur ofertën në eBay, ku e përshkruan këtë si të djallit, sepse në numrin serik ndodhet shifra 666.

“E tëra që duhet të bëni është të shitni shtëpinë dhe do të keni në dorë një bankënotë që nuk vlen më shumë se pesë funte”, është një koment tallës për rastin.

Ndryshe, paraja e që ka hyrë vonë në qarkullim, ka material të fortë plastik dhe shumë ekzemplarë janë shitur prej 50 deri 100 mijë funte. /Telegrafi/

Exit mobile version