Telegrafi

Bankat vazhdojnë të rriten, nuk ndjehet kriza financiare

Depozita në të gjitha bankat komerciale në Kosovë, në tremujorin e parë të këtij viti, janë rreth 1.426 milionë euro, ndërsa në fundt të vitit 2008 depozita bankare ishin 1 miliardë e 422 milionë euro.

Bankat komerciale, megjith krizën financiare globale, jo vetëm që nuk e kanë ulur nivelin e kreditimit, por e kanë rritur atë për 42 milion euro, krahasuar me vitin 2008.

Në përfundim të vitit 2008, kreditë e dhëna nga bankat komerciale ishin 1 miliardë e 101 milionë euro ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti ato sillen rreth 1 miliardë e 143 milionë euro.

Në vend të parë për shumën e kredive të dhëna qëndron Procredit Bank me 432 milion euro, pastaj Raiffesin Bank me 401 milion euro, NLB Bank me 151 milion euro, Banka Ekonomike me 59 milion euro, Teb Bank me 49 milionë euro, BPB me 38 milionë euro dhe BKT me rreth 13 milionë euro kredi të dhëna. /telegrafi/