Telegrafi

Bankat Qendrore të rajonit diskutojnë për krizën globale, por jo edhe BQK-ja

Efektet e kësaj krize në ekonomitë e rajonit ka qenë edhe tema e diskutimeve në Samitin Rajonal të Guvernatorëve dhe Bankierëve me temë “Masat kundër krizës globale në sektorin financiar”.

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në këtë samit merrnin pjesë guvernatorët e bankave qendrore të Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, si dhe shumë drejtues të lartë të bankave, grupeve bankare dhe institucioneve financiare kryesore që operojnë në rajon, duke u anashkaluar kështu Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi.

Fokusi i këtij samiti ishte rritja e bashkëpunimit midis institucioneve financiare në rajon dhe shkëmbimi i eksperiencës në parandalimin dhe zbutjen e efekteve të krizës aktuale globale, me qëllim rigjallërimin e sistemit bankar dhe ekonomive të vendeve të rajonit.