Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës (ShBK), Petrit Balija, në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se bankat operojnë me një marzhë të fitimit shumë më të ulët sesa bizneset të cilave u shërbejnë.
“Mund të them lirisht se bankat janë partneret kryesore të bizneseve në Kosovë dhe është koha që kjo punë e madhe që është bërë nga sektori bankar, përfshirë këtu edhe rregullatorin, respektivisht BQK-në, të njihet edhe nga palët e tjera. Bankat operojnë me një marzhë të fitimit shumë më të ulët sesa bizneset të cilave u shërbejnë dhe kjo është për të respektuar, veçanërisht kur flasim për një mjedis afarist të vështirë siç është Kosova. Bankat operojnë me një marzhë të fitimit shumë më të ulët sesa bizneset të cilave u shërbejnë dhe kjo është për t’u respektuar, veçanërisht kur flasim për një mjedis afarist të vështirë siç është Kosova”, ka thënë Balija. /Telegrafi/