Telegrafi

Bankat nuk do ti ulin kamatat për kreditë

Kreditë e bankave komerciale për biznesin dhe qytetarët në mos më të shtrenjta, pritet të mbesin në nivelin ku janë tani, për shkak të këtij vendimi të Bankës Qendrore Evropiane.

Albert Lumezi, drejtor i “NLB Banka-Prishtinë”, tha për “Telegraf” se ky vendim i BQE nuk do ti lejojë ata si bankë që të zbatojnë planin e uljes së kamatave për kreditë biznesore dhe individuale.

“Kemi qenë të përfshirë në një plan në mënyrë të vazhdueshme për uljen e kamatave për rreth 25 % apo një të katërtën e vlerës së tyre. Deri tani kemi bërë një ulje deri në 15 %, por ky vendim i fundit i BQE-së do të na detyrojë të ndalemi këtu”, tha Lumezi.

Sipas tij, efektet e tjera për shkak të këtij vendim do të jenë të vogla pasi vetëm 3 % e fondeve që janë në sistemin bankar në Kosovë vijnë nga marrëveshjet me botën e jashtme.

“Ky është një fat për sistemit tonë bankar”, tha Lumezi.

Shtrenjtimi i kostos së kreditit në Bashkimin Evropian pritet të penalizojë kompanitë dhe qytetarët dhe mund të frenojë zgjerimin e investimeve në ekonomi". Një rritje e normës bazë të interesit pritet të ketë si efekt edhe forcimin e mëtejshëm të euros dhe penalizmin e eksporteve evropiane.

Bankat Komerciale në Kosovë kanë dhënë kredi në një shumë prej rreth një miliard euro, ndërsa kamatat që aplikohen janë shumë ta larta dhe shpeshherë kalojnë normën e kamatës prej 10 %. /Telegrafi/