Telegrafi

Bankat nga eurozona sërish ballafaqohen me mungesë të financave

Bankat nga zona e euros, të cilave u kanoset shlyerja e borxheve si pasojë e krizës debitore, ballafaqohen me edhe një mungesë të financave, gjë që mund t’i zvogëlojë të ardhurat e tyre, madhësinë e kredive disponuese dhe ta rrezikojë përmirësimin ekonomik në këtë rajon.

Investitorët u shmangen letrave me vlerë të bankave për shkak druajtjes se vlera e fletëdetyrimeve greke, portugeze dhe spanjolle, të cilat janë në pronë të këtyre institucioneve kreditore, do të mund të falimentojnë.

Shitja e obligacioneve bankare është pakësuar në maj në nivelin më të ulët nga kolapsi i kompanisë amerikane për investim "Liman braders" në vitin 2008, pasi që të ardhurat të cilat blerësit e këtyre fletëdetyrimeve e kërkojnë në krahasim me borxhin qeveritar u rrit në nivelin më të lartë sivjet.

Bankat nuk dëshirojnë të huazojnë njëra nga tjetra nga frika se pranuesi do të mund të falimentojë dhe në vend të kësaj, shumat rekorde ruhen si depozite në Bankën qendrore evropiane (BQE).

"Ekziston mosbesim i madh. Bankat fillimisht tregtojnë me BQE-në, sesa njëra me tjetrën", deklaroi strategu në "Komercbank" nga Frankfurti, Kristof Riger.

Bankat nga eurozona më 9 qershor kanë vendosur 369 miliardë euro rekord në depozitat brenda natës së BQE-së, që është më shumë se dita pas kolapsit të "Liman braders". Depozitet javën e kaluar kanë tejkaluar 360 miliardë euro. Në periudhën prej tetë vjet deri në kolapsin e "Liman braders" bankat nga zona e euros në depozitat e BQE-së kanë vendosur mesatarisht nga 277 milionë euro.

BQE nga fundi i majit kumtoi, se bankat nga zona e euros duhet deri në vitin 2011 të shlyejnë 195 miliardë euro kredi të kqinja, të cilat së bashku me 444 miliardë euro të cilat janë shlyer, do të përbëjnë vlerë të përgjithshme prej 762 miliardë të shprehur në dollarë. Banlat amerikane, për krahasim, duhet të shlyejnë 885 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2010, kumtoi në prill Fondi monetar ndërkombëtar.