Telegrafi

Bankat në SHBA mbyllin llogaritë e diplomatëve

Autoritetet federale dëgjuan shqetësimin e pothuajse 150 të dërguarve në një takim me dyer të mbyllura në selinë e Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Disa prej tyre kanë deklaruar se buxheti i Kombeve të Bashkuara mund të preket nga mbyllja e llogarive bankare.

Gazeta “Wall Street Journal” sugjeroi në nëntor se vendimi i bankave ishte nxitur nga vështirësitë në aderimin e rregullores federale kundër pastrimit të parave, duke prekur kështu transfertat ndërkombëtare.

Rregullat janë përforcuar që prej 11 shtatorit në përpjekje për të ndaluar fluksin e fondeve të huaja ilegale që shërbejnë për të mbështetur krime si financimi i akteve terroriste. /Telegrafi/