Telegrafi

Bankat në SHBA dhe Britani të Madhe, të ndara rreth BREXIT-it

Me vetëm shtatë javë për të arritur përfundimi përpara BREXIT-it, nuk janë vetëm politikanët britanik, të cilët janë të ndarë lidhur me tërheqjen e vendit nga Bashkimi Evropian, gjithashtu janë edhe bankat.

Përveç bankave britanike janë edhe rivalët e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po ndajnë pikëpamje rreth BREXIT-it.

Sipas Bloomberg, bankat në Wall Street dëshirojnë që Britania e Madhe të mbajë lidhjet më të afërta të mundshme me BE-në pas BREXIT-it, përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesit e disa kompanive të sigurimeve dhe financave u takuan me sekretarin e Thesarit, John Glen, i cili po punon në strategjinë e qeverisë për ‘partneritet botëror financiar’, që synon të nxisë lidhjet e Londrës me qendrat tregtare pas BREXIT-it.

Plani pritet të shpallet nga shefi britanik i Thesarit, Philip Hammond, pas përditësimit të muajit të ardhshëm mbi financat publike.

Gjithashtu, bankat britanike kanë dashur të ulin pritshmëritë e tyre se si do të bëjnë biznes me BE-në pas BREXIT-it, ndërsa qeveria e SHBA-së mbajti qëndrimin e saj fillestar që ata të mbajnë qasje të lehtë në tregun e përbashkët. /Telegrafi/