Site icon Telegrafi

Bankat në Maqedoni, si i bëjnë paratë e mëdha? (Tabela)

Thënë thjeshtë dhe në vija të trasha kjo do të thotë: banka, për paratë të cilët i merr nga kursyesit u paguan një denar, ndërsa për ato para ose për mjetet e veta të cilët ua jep klientëve në formë të kredive u paguan 2,5 deri më 3 denarë! Këtu është gjeneruesi kyç i profiteve në sektorin bankar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bankat afariste të Maqedonisë në vazhdimësi gjenden në mesin e kompanive më të suksesshme vendore. Siç kemi përmendur edhe më herët tre bankat më të mëdha vendore së bashku, kanë profit në një vlerë që kalon 50 milionë euro.

Pyetja logjike të cilën e parashtrojnë shumë persona kur i lexojnë të dhënat për profitet, është se si bankat e mëdha afariste të Maqedonisë i bëjnë paratë e mëdha? Anash të gjithë analizave të bazuara për punën afariste me tabela të shumta dhe koeficiente, logjika e pastër tregon se paratë e mëdha, respektivisht profitet në masë të madhe krijohen falë dallimit në kamata.

Ja çfarë tregojnë të dhënat: te tre bankat më të mëdha „Banka ekonomike Shkup“, „NLB Tutunska Banka“ dhe „Banka komerciale“, në përgjithësi,  shpenzimet për kamata, respektivisht ato që bankat i paguajnë për depozitimet e qytetarëve nuk ka kaluar 35 për qind dhe rrotullohet midis 25 dhe 35 për qind të të hyrave të përgjithshme për kamata. Përkundër kësaj neto të hyrat nga kamatat, respektivisht atë që bankat e marrin për plasmanët kreditor, është prej 65 deri 75 për qind të të hyrave të përgjithshme të paguara nga kamatat./Telegrafi/

Exit mobile version