Site icon Telegrafi

Bankat në Greqi do të qëndrojnë mbyllur deri të enjten

Ministria e Financave e Greqisë bëri njoftoi të hënën në mbrëmje se bankat do të fillojnë punën normale më 16 korrik. Më herët, Banda Qendrore Europiane vendosi të mos vazhdojë ndihmat urgjente të likuiditetit për bankat greke.

Analistët thonë se si pasojë e këtij vendimi, bankat greke nuk kishin tjetër rrugëzgjidhje përveç vazhdimit të pushimit.

Të hënën paradite, udhëheqësit e Eurozonës arritën një marrëveshje paraprake mbi problemin e borxhit të Greqisë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Greqia do të duhet të miratojë një sërë reformash para 15 korrikut, ndërsa kreditorët ranë dakord që pas zbatimit të reformave të zotuara nga Greqia të fillojnë dhënien e fondeve të ndihmës me vlerë prej 82 deri 86 miliardë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version