Bankat në mbarë Evropën kanë njoftuar shkurtimin e mbi 20 mijë vendeve të punës ditët e fundit ndërsa kanë vështirësi për të siguruar fitime.
Fokusi është tek gjiganti gjerman Deutsche Bank, çmimi i aksioneve të së cilës ra në nivelin më të ulët në 30 vjet pasi rregullatorët amerikanë njoftuan se kërkojnë 14 miliardë dollarë gjobë lidhur me të ashtuquajturin skandal të shitjeve të huave. A po përballet Evropa me një krizë tjetër bankare?
Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzon Deutsche Bank se ka dhënë kredi banimi, duke i ripaketuar ato si bonde dhe ua ka shitur ato investitorëve në vitin 2005.
Rregullatorët e kanë gjobitur kompaninë me 14 miliardë dollarë.
Deutsche Bank thotë se shuma reale mund të jetë më e ulët dhe po kështu mendojnë edhe analistët. /Telegrafi/