Telegrafi

Bankat gjermane investuan 2 500 miliardë euro

Mediet gjermane transmetojnë, duke cituar të dhënat e Bankës Qendrore, se dy të tretat e shumës që është dhënë hua në BE, ka shkuar në vendet e eurozonës.

Nga fillimi i krizës, në publikun gjerman është diskutuar gjatë se, për shkak të shtrirjes së angazhimit të tyre financiar jashtë vendit, veçanërisht në eurozonë, mund të falimentojnë edhe bankat gjermane.

Gati çdo i teti euro nga paratë e investuara nga bankat gjermane, përkatësisht të huazuara jashtë vendit, kanë shkuar në Greqi, Irlandë, Portugali e Spanjë, që janë vendet më të goditura nga kriza. /Telegrafi/