Telegrafi

Bankat evropiane kanë forcuar kushtet e dhënies së kredive

Studimi tremujorsh i BQE tregon se bankat kanë qenë më pak bujare në dhënien e kredive për tremujorin e dytë dhe parashikohet e njëjta gjë edhe për tremujorin e tretë.

Sipas raportit të BQE faktorët më të rëndesishëm në këtë shtrëngim lidhen me degradimin e prespektivave ekonomike.

Është i katërti tremujor që forcohen kriteret e marrjes së kredive.

Gjithmonë sipas këtij studimi forcimi i këtye kushteve është prapëseprapë më i vogël në tremujorin e dytë sesa për tre muajt e parë të vitit.

Kërkesa për kredi është ulur në tremujorin e dytë dhe do të qëndrojë negative edhe për të tretin, me një mbajtje të mirë të kërkesës nga ndërmarrjet në raport me kreditë imobiliar, sipas BQE