Telegrafi

Bankat evropiane brenda në dekade largojnë nga puna 20 për qind të personelit

Pas një viti tjetër të trazuar, shefat e bankave evropiane kanë njoftuar për shuarjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës në përpjekje për t’u përballur me fitimin e dobët kronik.

Si pjesë e presionit shumëvjeçar të normave negative të interesit nga Banka Qendrore Evropiane, ngadalësimi i rritjes ekonomike, BREXIT dhe ashpërsimi i rregulloreve, huadhënësit në të gjithë Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Spanjën dhe Zvicrën kanë njoftuar për shuarjen e mbi 60 mijë vendeve pune këtë vit.

Sipas raporton Financial Times, numri i të punësuarve në dhjetë bankat më të larta në Evropë për nga kapitalizimi i tregut ka rënë me 20 për qind nga viti 2008, teksa në dhjetë bankat më të mira amerikane, kjo rënie është rreth 7 për qind.

Reduktimi i numrit të të punësuarve vjen kryesisht në bankat me probleme të investimeve të rajonit, të cilat vuajnë nga një rënie e përgjithshme e të ardhurave dhe humbjeve të vazhdueshme të aksioneve të tregut për shkak të konkurrencës amerikane.

Vitet e ardhshme mund të sjellin edhe më shumë goditje për punonjësit. Shumë huadhënës kryesorë po përgatiten për një valë të mundshme të konsolidimit që mund të ndodhë pasi ajo “zbut” kundërshtimin e politikanëve dhe rregullatorëve evropianë për krijimin e një bashkimi të plotë bankar. /KP/Telegrafi/