Telegrafi

Bankat e vendeve në zhvillim do të kenë nevojë për 250 mld $

Parashikimi i këtillë, i bërë në bazë të portofoleve të 750 bankave, përfshihet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pjesa më e madhe e ndikimeve plotësuese financiare do të shkojë në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura dhe Turqi.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, humbjet e bankave nga kreditë e pakthyera dhe humbjet tjera vlerësohen në rreth 750 miliardë dollarë.

Fondi, po ashtu, paralajmëron se bankat e vendeve të zhvilluara nuk mund t`u ndihmojnë të gjitha filialave të veta të tregjeve "të reja".