Site icon Telegrafi

Bankat e Kosovës kanë rreth dy milionë klientë

Rreth dy milionë llogaritet të jetë numri i klientëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovë. Ky numër është i përafërt me numrin e tërësishëm të popullatës së Kosovës.

Barazimi i numrit të klientëve të bankave me numrin e popullatës, nga zyrtarët e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës shpjegohet me faktin se një klient mund të posedojë më shumë se një llogari në këto banka.

Nga ky, numër 1.8 milionë janë llogari individuale, kurse mbi 130 mijë llogari të bizneseve.

Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe përfaqësueseve të Shoqatës së Bankave, ky numër i lartë është rezultat i stabilitetit bankar dhe flet për vetëdijesimin e qytetarëve që qarkullimi i mjeteve të bëhet në mënyrë ligjore. /REL/

Exit mobile version