9 muaj pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes bërthamore me fuqitë e mëdha dhe heqjen e një pjese të sanksioneve ndërkombëtare, bankat e mëdha të huaja, hezitojnë të investojnë në Iran.
Kjo ndodh nga frika e një rikthimi të sanksioneve. “Për momentin, disa banka të vogla evropiane kanë pranuar të punojnë me ne”, deklaroi Parviz Aghili, drejtor i bankës private “Khavarmianeh” (Middle East Bank).
“Por asnjë bankë e huaj e mesme ose e madhe ende nuk ka pranuar të bashkëpunojë”, vazhdoi ai.
Presidenti iranian, Hassan Rohani ka vlerësuar se “për të modernizuar industrinë dhe rritur ekonominë, vendi i tij ka nevojë nga 30 deri në 50 miliardë dollarë investime të huaja në vit”.
Por pa institucionet e mëdha bankare ndërkombëtare është e pamundur të arrihet ky objektiv. /Telegrafi/