Telegrafi

Bankat e Eurozonës do të tkurrin qasjen në kredi

Picture, taken on February 16, 2012 in Lille, norhern France, shows a 1 euro coin made in Greece on a pile of eurocents. AFP PHOTO PHILIPPE HUGUEN

Bankat e Eurozonës po tkurrin aksesin e kreditit ndaj korporatave, për të parën herë në 2 vite, pasi po bëhen më të kujdesshme ndaj riskut dhe ndërsa normat negative të interesit po shkurtojnë fitimet, tregon një sondazh i Bankës Qendrore Europiane.

Politikat lehtësuese të Bankës, ku përfshihen blerjet e bonove, kreditë e lira drejt bankave tregtare dhe normat negative e interesit për depozitat, kanë nxitur një rimëkëmbje në huadhënien në Eurozonë. Megjithatë marzhet e fitimit të bankave po tkurren, duke ngritur shqetësime mbi efektet anësore të normave negative të interesit.

Bankat ndaluan së lehtësuari standardet e kreditimit për korporatat në tremujorin e tretë, dhe ekonomistët presin një shtrëngim edhe përgjatë tremujorit aktual, tregon një sondazh i BQE drejt 141 huadhënësve.

Bankat e anketuara muajin e kaluar, theksuan tolerancën më të ulët ndaj riskut si faktor shtrëngues. Bankat vunë në dukje gjithashtu normën negative të depozitave nga BQE, që funksionon si një tarifë për depozitat e tepërta të institucioneve te banka qendrore.

Shumica e bankave treguan se kjo tarifë kishte një impakt negativ në normat e huadhënies dhe marzhet e fitimeve për 6 muajt e kaluar. Kërkesa e kompanive për kredi u rrit më pak se ç’prisinin bankat në tremujorin e tretë, ndërkohë që huadhënësit në Spanjë dhe Itali regjistruan një rënie. Megjithatë, kontribues për rritjen e ulët ishin normat e ulëta të interesit të BQE, dhe aktiviteti i blerjeve e shkrirjeve dhe rifinancimit të borxhit gjithashtu. /Telegrafi/